INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tjetër ndryshim në qeveri, Rama shkarkon edhe zëvendësin e…

Tjetër ndryshim në qeveri, Rama shkarkon edhe zëvendësin e…

Publikuar më: 17:12 25-01-2019

Pas shkarkimit të 7 ministrave dhe zëvendëskryeministres, Senida Mesi, kryeministri Rama ka vijuar ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Pasi largoi nga detyra, Damian Gjiknurin, më datë 23 janar, Rama ka firmosur shkarkimin nga detyra edhe të zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enis Aliko.

Vendimi nuk është publikuar në faqen e Kryeministrisë, por ky vendim është bërë publik pasi është botuar në Fletoren Zyrtare.

Edi Rama ka vendosur të rikthejë në detyrën e zv.ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ish-deputetin e Elbasanit, Ilir Bejtja.

Ky i fundit ishte drejtor në Ministrinë e Infrastrukturës, kur ajo drejtohej nga Damian Gjiknuri.

Nuk dihen arsyet e shkarkimi nga ky funksion i zëvendësministrat, Enis Aliko, i cili me profesion është inxhinier i naftës.

Article Logic
Execution time: 0.0018079280853271