INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tjetër fatkeqësi për Apple! iPhonët e rinj po hasin më shumë probleme se ç'pritej

Tjetër fatkeqësi për Apple! iPhonët e rinj po hasin më shumë probleme se ç'pritej

Publikuar më: 12:17 06-08-2018

Apple është gati për të prezantuar iPhone lineup-in e 2018. Gjithçka dukej në rregull, por gjërat ndryshuan në një mënyrë krejt të papritur.

Problemi i parë i kompanisë ishte vonesa që LG displays po i bënte monitorëve. Më pas Sharp vonoi monitorët LCD për iPhone 9 me justifikimin që Apple po kërkonte një produkt që mund të realizohej me shumë vështirësi dhe monitorët LCD bezel-less janë shumë keq për sa i përket jetëgjatësisë.

Instagram Banner

Dje një tjetër problem i ndodhi Apple. TSMC, gjigandi tajvanez i prodhimit të mikroprocesorëve pati një sulm kibernetik. Kompania bëri me dije që rreth 1.8 milionë iPhone do të mbërrijnë me vonesë pasi një nga fabrikat e tyre është jashtë funksionit dhe pritet që të prodhojë deri në 1.8 milionë CPU më pak deri në zgjidhje të problemit. Një sasi e tillë nuk duket shumë problem për Apple pasi do të rimbursohet deri në fillim të vitit të ardhshëm, por 1.8 milionë njerëz nuk do të arrijnë të marin iPhonin e tyre të ri që ditën e parë të lançimit dhe pse mund që të presin me orë të tëra në rrallë.

Sa për ata që duan një iPhone 9, këta njerëz duhet që të presin deri në fillim të vitit që vjen për të marrë atë që duan.tsmc.jpg

-------------------------------------

MEQË JE KËTU

IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.

 
Te cmendurit pas teknologjise - insmart.al
Facebook Group · 50 members
Join Group
Nje grup privat vetem per te cmendurit pas teknologjise! Bashkohu me ne ne grup, behu pjese e bisedave dhe nda informacione rreth tech, apps, mobile, ...
 
Article Logic
Execution time: 0.0026729106903076