INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tiranë: Në pranga trafikanti 46 vjeçar, i konfiskohen 2.4 ton drogë

Tiranë: Në pranga trafikanti 46 vjeçar, i konfiskohen 2.4 ton drogë

Publikuar më: 13:09 15-01-2017

Policia e Shtetit ka vënë më pranga trafikantin e shumë kërkuar të cilit i është konfiskuar një sasi prej 2.4 ton drogë në tentim për ta trafikuar drejt Italisë.

I I arrestuari është identifikuar si Demo Progonati, 46 vjeç.

 

Sipas të dhënave të dala nga hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda rezulton se trafiku është kryer 6 ditë më parë më 9 janar 2017.

Urdhër arresti për Progonatin është ekzekutuar orët e para të mëngjesit të kësaj të diele nga një operacion i policisë së Tiranës ndërsa mësohet se Progonati ka bërë rezistencë gjatë arrestimit.

Aktualisht ai mbahet në ambientet e drejtorisë së policisë së kryeqytetit ndërsa pritet që të hënën të dalë para gjykatës për tu njohur me akuzën që rëndon ndaj tij.

Masa e sigurisë për Demo Progonatin është caktuar në mungesë ndërsa ndaj tij pritet të nis dhe hetimi pasurisë pasi krimet e rënda kanë dyshime se paratë e fituara nga trafiku i drogës ai i ka investuar në prona.

Article Logic
Execution time: 0.00313401222229