INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tiranë/ Krimi i trefishtë në ish-bllok, merret në pyetje Elvana Gjata. Ja gjendja e këngëtares [FOTO]

Tiranë/ Krimi i trefishtë në ish-bllok, merret në pyetje Elvana Gjata. Ja gjendja e këngëtares [FOTO]

Publikuar më: 11:43 05-10-2018

Policia shoqëron këngëtaren e njohur Elvana Gjata. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Gjata u mor në pyetje në ambientet e policisë dhe ka dalë prej 20 minutash.

Dyshohet se këngëtarja shumë e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar ka qenë shkak i sherrit që solli një të vrarë dhe dy të plagosur mbrëmë në Bllok.

Këngëtarja ishte në shoqërinë e të dashurit të saj, një biznesmen i njohur kur disa persona, miq të Ervis Martinit e kanë ngacmuar duke provokuar sherrin dhe më pas palët kanë nxjerrë armët duke sjellë kasaphanën që ndodhi.

Ajo ka dhënë në polici dëshminë e saj, ndërsa burime për “balkanweb” pohuan se këngëtarja ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.

elvana-gjata-770x433.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035388469696045