INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tirana si kryeqytetet botërore, eventi “Le Spot Style” sjell grintën në metropol[VIDEO]

Tirana si kryeqytetet botërore, eventi “Le Spot Style” sjell grintën në metropol[VIDEO]

Publikuar më: 14:55 20-12-2017

Falë punës së palodhur të Bashkisë Tiranë, sheshi Skënderbej është kthyer tanimë në një hapësirë me drita shumëngjyrëshe, bredhin e madh, lojëra nga më të gëzueshmet, me shtëpizat që të ndjellin ngrohtësi me pijet, ushqimet, kafetë e ngrohta që ofrojnë…

Zhurma gëzimi , fëmijë që luajnë por gjithashtu edhe të rritur që i bashkohen atmosferës festive dhe duket se metropoli i madh ka marrë pamjen e ndonjë kryeqyteti Europian.

Gjendet aty tradita dhe modernia, që gjithkush të gjejë atë çfarë i shijon më shumë, edhe nëse kalon andej sa për të hedhur një sy kureshtar, edhe nëse qëndron për të kaluar një, dy ose më shumë orë të ditës së tij.

Koha duket sikur kalon pa u ndjerë dhe orët duken si sekonda në këtë ambient ku të gjithë kalojnë gëzueshëm.

Pikërisht për këtë qëllim u ngrit kjo qytezë, në këtë prag festash.

Si çdo kryeqytet i botës edhe Tirana duhej ta kishte qendrën e ndriçuar të saj, duhej t’i argëtonte qytetarët e saj.

Dhe premtimi u mbajt . Ashtu si kudo nëpër Europë edhe në Tiranën tonë është ndërtuar një qytezë  me vizionin dhe pasionin e Le Spot Group, s’ka as më shumë e as më pak nga çfarë ofrojnë qendrat festive në çdo metropol.

Article Logic
Execution time: 0.003993034362793