INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tirana “hakmerret”, mposht Vllazninë në Kupë

Tirana “hakmerret”, mposht Vllazninë në Kupë

Publikuar më: 21:18 29-11-2017

Pasi e eleminoi nga Superliga, Tirana ka bërë detyrën duke fituar ndeshjen e parë në “klasiken” e futbollit shqiptar ndaj Vllaznisë, në një ndeshje ku diskutohej bileta për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.
Pas një pjese të parë shumë të vakët në emocione, bardheblutë kanë ndryshuar ritëm në fraksionin e dytë të lojës, sidomos pas aktivizimit të Ngoo. Sulmuesi ishte ai që krijoi golin e avantazhit të Grecës, ndërsa ishte një rrezik konstant për prapavijën e Vllaznisë.
Sherri mbajti në lojë skuadrën e tij me disa pritje mjaft të bukura, por ai u dorëzuar për herë të dytë në minutën e 83 pas një goditje kokë të Uellsion. Tani Vllaznia do të ketë një detyrë shumë të vështirë për të realizuar pas dy javësh, kur do të mundohet të përmbysë këtë rezultat të bardhbluve në takimin në Shkodër.

Article Logic
Execution time: 0.0037291049957275