INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Tik-tak, tik-tak ora po afron”, Basha kërkon qeveri tranzitore[VIDEO]

Publikuar më: 13:08 31-01-2019

Seanca e sotme parlamentare është karakterizuar nga tensioni, pasi opozita mbajti të bllokuar për disa minuta foltoren e Kuvendit gjatë kohës që ministrja e re e Financave mori fjalën.

Teksa qetësia u rikthye në sallë, kreu i PD-së Lulzim Basha mori sërish fjalën për të folur rreth përgjimeve të “Zërit të Amerikës”.Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama si arkitektin e kësaj skeme kriminale dhe kërkoi që ai të paraqitej në Kuvend për të dhënë llogari para popullit.

“Makiazh dhe fasadë këtu nuk ka për të pasur më. Ju kanë demaskuar mediat ndërkombëtare. E keni zhytur vendin në krizë, veproni me kod mafioz, hani e pini me kryekriminelët nga ky i pari. Më shumë rrinte me Ymer Lalën sesa me ish-ministrin e Financave. Mos ki frikë tani, flisni për kod etike, keni marrë vendin peng. Ça po kërkojmë ne, të vijë të përballet. E di gjithë bota si e morët pushtetin në 2017, e morët me pazaret me krimin dhe kur e lidh fatin me kriminelët nuk ka pse të bëhet vonë për shqiptarët, kur e lidh fatin me Ylmer Lalën, Shullazin e Dritan Dajtin nuk të bëhet vonë për asnjë”, tha Basha.

Në vijim lideri i opozitës i kujtoi edhe njëherë qeverisë Rama se po i skadon afati dhe shumë shpejt do të rrëzohet nga pushtetit, pasi sipas Bashës nëse nuk ka qeveri teknike, Parlamentin e mbushur me mandate të blera “do ta fshijë populli”.

“Jeni kukulla, matroshka. T’i japim fund kësaj dhe një qeveri kalimtare të përgatisë një proces zgjedhor për një parlament të vërtetë jo një parlament kukull të krimit. Nuk është i juaji ky parlament, as i kriminelëve me të cilët bën ai pazar. Është i popullit, thirrini mendjes. Tik-tak, tik-tak, ora po afron, do ta mësoni të gjithë”, deklaroi ai.

Article Logic
Execution time: 0.0032649040222168