INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Tifozët e duan te Shqipëria, De Biazi jep përgjigjen që do t’ju gëzojë të gjithëve: Prisni deri sa... [FOTO]

Tifozët e duan te Shqipëria, De Biazi jep përgjigjen që do t’ju gëzojë të gjithëve: Prisni deri sa... [FOTO]

Publikuar më: 22:36 11-06-2018

Xhani De Biazi, ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, vazhdon të qëndrojë pushim pas shkarkimit nga skuadra spanjolle e Alaveshit, e cila ka qenë aventura e fundit e teknikut.

Të shumta kanë qënë zërat e merkatos për De Biazin, madje edhe tifozët shqiptarë kanë shprehur dëshirën që ai të rikthehet te Shqipëria pas paraqitjeve zhgënjyese të Panuçit, por në një prononcim për RMC, 61-vjeçari tregon se do të kthehet të drejtojë pas Botërorit. Italiani tregoi edhe për skuadrat që ai sheh pretendente si dhe analizoi skuadrat e Ballkanit.

ia.jpg

 

Rikthimi në pankinë – E pyes edhe unë veten, mendoj se duhet të pres fillimisht fundin e Botërorit, pastaj të shohim. A mund të jetë një nga kombëtaret ekipi i radhës? Po, mund të jetë.

Skuadrat favorite në Botëror- Po iu them 3. Brazili, Gjermania dhe Spanja. Këto tre janë sipas meje më të favorizuara. Pastaj mendoj ekipe si Belgjika dhe Franca që kanë më pak shanse, edhe pse kanë organikë me cilësi. Pastaj varet nga momenti në të cilin gjenden në Botëror, se si janë fizikisht, shumë gjëra që kanë lidhje me situatën brenda dhomave të zhveshjeve.

Portugalia mendoj se ka përfituar shumë nga fati në Europian, ishte me shumë fat, pasi mbërriti në majë pas një fillimi të vështirë. Kush fiton zakonisht ka të drejtë, ndonëse mua nuk më entuziazmoi.

Skuadrat Ballkanike – Teknikisht Kroacia është shumë e fortë, edhe Serbia ka lojtarë të mirë dhe cilësi. Por shpesh nuk bëjnë skuadër dhe nuk janë në maksimum në momentin të rëndësishëm të turneut, ndonëse kanë lojtarë të nivelit ndërkombëtar që luajnë në klubet mëdha. Nga pikëpamja teknike, Kroacia nuk duhet t’ia ketë zili askujt. Ndërsa Serbia ka lojtarë të mirë por në ndonjë repart ka vështirësi.


Banner-300x200px_-FINAL.jpg

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0013020038604736
    array(1) { ["section"]=> string(107) "tifozet-e-duan-te-shqiperia-de-biazi-jep-pergjigjen-qe-do-t-ju-gezoje-te-gjitheve-prisni-deri-sa-foto-61411" }