INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thuhej se ishte e lidhur me Capital T, ja çfarë thotë Jonida Vokshi kur e pyesin për dashurinë

Thuhej se ishte e lidhur me Capital T, ja çfarë thotë Jonida Vokshi kur e pyesin për dashurinë

Publikuar më: 20:15 21-12-2017

Jonida Vokshi është një ndër aktoret dhe moderatoret më të bukura shqiptare dhe shumë e pëlqyer nga publiku.  Atë e shohim shumë të angazhuar si në skenën e teatrit ashtu edhe në moderimin e emisionit të saj në DigitAlb “#Thurje”. Ajo është ngacmuar shpesh herë rreth jetës së saj private dhe para disa muajsh është përfolur se është në një lidhje me reperin e njohur Capital T, por asnjëri prej tyre se ka pranuar një gjë të tillë.
Jonida ishte e ftuar në emisionin “Rudina” të moderatores, Rudina Magjistari, ku ka folur rreth jetës profesionale dhe jo vetëm.
Moderatorja Magjistari e ka “ngacmuar” Jonidën rreth jetës private dhe si gjithnjë ajo është treguar mjaft e rezervuar, por duke lënë të kuptohet se është dikush në jetën e saj.
“Ka apo nuk ka, nuk kam ende diçka për të ndarë me publikun,”-u shpreh Vokshi gjatë intevistës.

 

Article Logic
Execution time: 0.004019021987915