INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thuajini lamtumirën aktorit tuaj të preferuar turk! Pas telasheve me drejtësinë braktis aktrimin për pasionin e pazakontë!

Thuajini lamtumirën aktorit tuaj të preferuar turk! Pas telasheve me drejtësinë braktis aktrimin për pasionin e pazakontë!

Publikuar më: 13:56 09-09-2018

Ai është një prej aktorëve më simpatik turq dhe që ka arritur të vjedhë zemrat e shumë vajzave dhe sigurisht i admiruar nga publiku i gjerë. 

Por duket se Çagatay Ulusoy nuk i ka aspak mirë punët me drejtësinë!

Kohët e fundit ai ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave pasi është akuzuar për trafikimin e një sasie të konsiderueshme kokaine dhe kanabisi.

Deri më tani nuk është bërë e ditur se çfarë ndodhi me këto akuza, por me sa duket aktori është lënë i lirë.

Megjithatë kjo ngjarje ka bërë që regjisorët të vendosin të ndërpresin bashkëpunimin me Ulusoy-n dhe për këtë arsye ai ka vendosur që për disa kohë t`i përkushtohet një tjetër pasioni.

Ky pasion i tij nuk ka aspak lidhje me aktrimin, por ka të bëjë me qeramikën.

Mediat turke raportojnë se Çagatay ka vendosur ta kthejë shtëpinë e tij në një punishte në mënyrë që ta zhvillojë si biznes artin e qeramikës.

 catagay.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034568309783936