INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Dialog urgjent’ Meta i kthehet Sorecës, “Përse nuk e mbështetët ju Presidentin për anulimin e zgjedhjeve?”

‘Dialog urgjent’ Meta i kthehet Sorecës, “Përse nuk e mbështetët ju Presidentin për anulimin e zgjedhjeve?”

Publikuar më: 08:37 03-07-2019

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca është riaktivizuar sërish në thirrjet për vendosjen e dialolgut mes maxhorancës dhe opozitës. Në një shënim në Twitter, Soreca po ashtu thekson se koha është që të ecet më përpara me implementimin e reformës në drejtësi. "Është koha që qeveria dhe opoizita dhe institucionet të tregojnë maturi politike dhe në mënyrë urgjente të angazhohen në dialog politik për të tejkaluar situatën. Është gjithashtu koha të ecet përpara me implemnetimin e reformës në drejtësi", shkruan ai në Twitter.

Kësaj thirrjeje të ambasadorit dy orë më pas iu përgjigjë Ilir Meta, duke shtuar disa pyetje për Sorecën. “Presidenti i Republikës përshëndet nxehtësisht thirrjet e sinqerta të ambasadorit Soreca për “pjekuri politike dhe për angazhimin urgjentisht në një dialog politik për të kapërcyer situatën aktuale”. Me këtë rast Presidenti ka disa pyetje publike”, shkruan Presidenti, duke renditur mw pas këto pyetje:

A ishit ju realisht për nxitjen e dialogut mes palëve më parë z.Ambasador?
A morët ju ndonjë nismë konkrete për vendosjen e këtij dialogu mes palëve?

A i kërkuat ju mbështetjen Presidentit për dialog, me qëllim që t’ja kursenim shfaqjen e shëmtuar të 30 qershorit Shqipërisë dhe së ardhmes së saj europiane?
A e dini ju që Presidenti mori një nismë për anullimin e zgjedhjeve me qëllim vendosjen e dialogut mes palëve?

Përse nuk e mbështetët ju Presidentin në këtë inisiativë publikisht?

A e dini ju që në 24 maj 2019 përfaqësuesit zyrtarë të grupit kryesor në Bundestag, deputetët Wadephul dhe Schmidt, përmes një qëndrimi zyrtar kërkuan vendosjen urgjent të dialogut për zgjidhjen e krizës, madje u ofruan për moderimin e këtij dialogu me qëllimin e mirë për të ndihmuar në çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE-në dhe theksuan edhe rëndësinë e një date të re për zgjedhjet vendore, që të ishin demokratike dhe gjithpërfshirëse, si domosdoshmëri për të ndihmuar çeljen e negociatave?

A e dini ju që Presidenti menjëherë reagoi duke mbështetur këtë nismë dhe tregoi vullnetin e tij për të dekretuar një datë të re të zgjedhjeve, pas dakordësimit të palëve?

A e dini ju që Presidenti i Republikës ka dekretuar datën 13 tetor 2019, për zhvillimin e zgjedhjeve lokale gjithpërfshirëse? Çfarë qëndrimi keni ju?

A e keni sqaruar z.Rama se zgjedhjet pa opozitën nuk plotësojnë kriteret e Kopenhagës, shkelin parimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe pamundësojnë çeljen e negociatave të anëtarësimit në tetor 2019?

A e dini ju që po dje Presidenti ka theksuar, duke patur parasysh rëndimin e krizës politike në vend, që 13 tetori 2019 të jetë jo vetëm data e zgjedhjeve lokale, por edhe e atyre parlamentare dhe presidenciale, për t’i dhënë fund njëherë e mirë kësaj krize të thellë dhe të gjithanshme të përfaqësimit në vend?".

 

Article Logic
Execution time: 0.0034220218658447