INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
The Weeknd i vjen në majë të hundës Justin Bieber, ja si u përgjigjet talljeve të tij [FOTO]

The Weeknd i vjen në majë të hundës Justin Bieber, ja si u përgjigjet talljeve të tij [FOTO]

Publikuar më: 19:53 15-02-2017

Që kur The Weeknd dhe Selena Gomez janë fotografuar për herë të parë duke u puthur në Los Angeles, Justin Bieber nuk ka reshtur së talluri me patriotin e tij Abel Tesfaye. Fillimisht TMZ raportoi se lidhja e tyre është thjesht “biznes”, më pas Bieber e konsideroi si qesharake muzikën e The Weeknd, dhe së fundmi ai u tall rëndshëm me të në një video në Instagram.

E për të gjitha këto, Tesfaye nuk ishte përgjigjur ende, ndoshta për shkak se ai ishte duke u përgatitur një kundërpërgjigje të madhe...një këngë “diss”. Mbrëmjen e kaluar këngëtari 26 vjeçar njoftoi për lançimin e një këngë të re, të titulluar “Some Way” në bashkëpunim me Nav.

Dhe po të lexojmë vargjet e këngës, duket qartë se është një goditje ndaj Bieber, të paktën këtë përshtypje na jep kjo fjali.

“I think your girl, think your girl, fell in love with me”

Sa shumë dramë në këtë histori!

Article Logic
Execution time: 0.0034899711608887