INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"The Fast and the Furious" rikthehet për të festuar "historinë" [VIDEO]

Publikuar më: 09:17 26-05-2016

Filmi origjinal “The Fast and The Furious” do të rikthehet në ekranet e kinemasë edhe një herë.

Realizimi kinematografik që filloi epokën e “të tërbuarve nga shpejtësia” do të vijë këtë herë për të festuar 15 vjetorin e filmit. Filmi i parë i sagës shumë popullore u publikua më 22 qershor të vitit 2001 dhe do të dalë në kinema sërish muajin tjetër, plot 1 dekadë e gjysmë nga hera e parë. Jo vetëm një histori suksesi, por edhe një moment shumë prekës për protagonistin e padiskutueshëm të këtij filmi Vin Diesel. Ai deklaroi se jeta e tij ndryshoi përgjithmonë 15 vite më parë, kur personazhi i tij i njohur, Dominic Toreto lindi.

Një histori kjo që ende nuk ka përfunduar, pasi shumë shpejt pritet seria e 8-ë e kësaj sage dhe Toreto do të jetë përsëri aty. Ai do të shoqërohet nga një pjesë e mirë të aktorëve që e shoqëruan përgjatë viteve si Michelle Rodriguez apo Jordana Brewster, ndërkohë që mungesa më e madhe është padyshim Paul Ëalker, i cili u nda nga jeta në një aksident me makinë në vitin 2013.

Article Logic
Execution time: 0.0031139850616455