INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thanë që e do ende Olsin, Fjorentina i bën lëmsh të gjithë me përgjigjen e saj! [FOTO]

Thanë që e do ende Olsin, Fjorentina i bën lëmsh të gjithë me përgjigjen e saj! [FOTO]

Publikuar më: 12:06 07-12-2017

Olsi dhe Fjorentina ishin një ndër çiftet më të dashur për publikun brenda shtëpisë së “Big Brother 9”. Ata i shkuan shumë afër çmimit të madh, por nuk arritën të triumfonin, mirëpo lidhjen e tyre e vazhduan edhe jashtë spektaklit.
E si shumë lidhje të tilla edhe kjo e Olsit dhe Fjorentinës nuk e pati të gjatë, por shpesh herë nëpër rrjetet sociale na kanë hutuar me postimet e tyre. E si të mos mjaftonin këto, tashmë ka dalë edhe një trend i ri, aplikacioni “Sarahah.com”, ku mund të pyetesh nga shumë persona të tjerë…anonim.
Këtij trendi nuk i ka shpëtuar as Fjorentina, e cila është pyetur nga një person anonym nëse vazhdon ta dojë akoma Olsin dhe ajo ia ka kthyer: “Hmm, kjo po është pyetje e vështirë!”

FJORA.jpg

Kjo përgjigje e saj u intepretuar sikur ish-banorja ndjen mall për Olsin dhe menjëherë u bë lajm në të gjithë portalet. Por pas shpërndarjes masive, Fjorentina ka reguar përsëri me një foto në instastory, në të cilën çuditërisht ka mbuluar foton e Olsit dhe shkruan: “Po nuk është e vërtetë more, nuk është e vërtet, kur e thash se po na bëni të dyshojm dhe te fjalët që themi tani, se tremet edhe tjetrin”. Kur thotë “tjetrin”, kujt i referohet ajo vallë? Olsit?

Article Logic
Execution time: 0.0028328895568848