INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thaçi dekoron Rita Orën: Imazhi ynë, jemi krenar për ty

Thaçi dekoron Rita Orën: Imazhi ynë, jemi krenar për ty

Publikuar më: 13:32 18-02-2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i dorëzoi këngëtares kosovare me famë botërore, Rita Ora, “Medaljen Presidenciale Jubilare” të dhjetëvjetorit të Pavarësisë, për atë që ai e cilësoi si “kontribut i saj i pazëvendësueshëm në promovimin e Kosovës nëpër botë”.

“Në vitet e pavarësisë, Rita Ora ka qenë imazh i Kosovës kudo në botë. Ajo e zhvilloi karrierën bashkë me emrin dhe flamurin e Kosovës. Performanca e saj përpara më shumë se 300 mijë qytetarëve mbrëmjen e së shtunës ishte një rikthim i gëzimit dhe emocioneve të 17 shkurtit 2008. Faleminderit Rita. Jemi krenar me ty”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.

Vetë këngëtarja në një postim në Instagram ka shkruar se është takuar edhe me kryeministrin Haradinaj për të cilin shprehet se diskutoi për të ardhmen e Kosovës.Kryeministri Ramush Haradinaj, i dorëzoi njëkohësisht si dhuratë simbolike hartën e Kosovës.

Mbrëmjen e djeshme këngëtarja në 10-vjetorin e Pavarsisë së Kosovës zhvilloi një koncert madhështor në Prishtinë.

rita_okkk.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0039069652557373