INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tha që nuk i ka problem lekët, Rita Ora anulon koncertin në Kosovë për Festën e Pavarësisë? [FOTO]

Tha që nuk i ka problem lekët, Rita Ora anulon koncertin në Kosovë për Festën e Pavarësisë? [FOTO]

Publikuar më: 20:38 12-02-2018

Fillimisht e pranoi vetë për revistën VOGUE dhe më pas e konfirmoi edhe Zëvendës Kryeminsitri i Parë i Republikës së Kosovës e njëkohësisht Ministër i Punëve të Jashtme, z.Behgjet Pacolli që Rita Ora do ishte e pranishme në koncertin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Për shumë ditë lajmi i ardhjes së këngëtares me famë botërore, madje pa kërkuar asnjë qindarkë për koncertin, u bë kryefjala e portaleve. Por duket se çdo gjë ka marrë fund tashmë. Sipas gazetës ‘Blitz’ institucionet e Kosovës nuk munden ta përballojnë ardhjen e grupit të Rita Orës. Shpenzimet për akomodimin e saj dhe të ekipit që e ndihmon arrijnë deri në 300.000 euro.

rita.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038580894470215