INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tezja konsiderohet si gjysëm nënë. 4 faktet që e vërtetojnë!

Tezja konsiderohet si gjysëm nënë. 4 faktet që e vërtetojnë!

Publikuar më: 13:09 26-09-2018
Në fëmijëri, sipas intv.al  ju keni ndjerë dashurinë e pastër që tezja ju ka dhënë.
Ja disa arsye pse ajo mund të quhet “ gjysëm nënë”.
 
1. Vizitat te ajo konsiderohen si pushime
Edhe me prindërit kënaqesh kur bën një piknik, por argëtimi në shtëpinë e tezes mund të konsiderohet sikur je me pushime. Nëse ju i kërkoni një ëmbëlsirë që ju pëlqen shumë, ajo direkt do jua sjellë. Në shtëpinë e saj jeni të lirshëm, sikur jeni në shtëpinë tuaj, por ndryshimi i vendit ju argëton edhe më shumë.
2.  Ajo mendon se ju jeni  shumë të mirë
Tezja gjithmonë mundohet t’ju rrisë vetbesimin. Prindërit ju kritikojnë më shumë, ndërsa tezja ju përkrah për gjërat që doni të realizoni. 
3. Ju bën të ndiheni specialë
Ajo është motra e mamasë, pra ndër njerëzit tuaj më të afërt. Tezja ju bën të ndiheni specialë për atë që jeni dhe nuk  përpiqet t’ju ndryshojë. 
4. Nëse keni probleme me prindërit, ajo ju ndihmon
Kur ju filloni të krijoni inate me ta, tezja mundohet t’ju shpjegojë se prindërit duan të mirën tuaj. Në këtë mënyrë, ajo zgjidh konfliktet tuaja me prindërit!
Burimi: Savvyauntie
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0040509700775146