INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Testi i gjakut të Alzheimerit, një hap më afër zbulimit të sëmundjes para se simptomat të shfaqen

Testi i gjakut të Alzheimerit, një hap më afër zbulimit të sëmundjes para se simptomat të shfaqen

Publikuar më: 11:49 03-08-2019

Kërkimet në mjekësi kanë shënuar një arritje të rëndësishme për identifikimin e personave të rrezikuar nga sëmundja e Alzheimerit. Kjo sëmundja është lloji më i shpeshtë i demencës dhe problemeve mendore. Simptomat e Alzheimerit, përfshirë ato fillestare, janë problemet me memorien, me të vlerësuarit dhe të menduarit, që e bën të vështirë për personin të punojë ose të jetojë normalisht ditë pas dite.

Por studiuesit thonë se kanë ata kanë zbuluar mënyrën se si mund të identifikojnë me saktësi njerëzit që janë të rrezikuar nga sëmundja, para shfaqjes së simptomave. Kjo bëhet përmes një testi gjaku, shkruan BBC.
Ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar thanë që rezultatet janë premtuese, një hap drejt një testi të besueshëm të gjakut për Alzheimerin për të shpejtuar studimin e demencës.
Doktor Pickett është prononcuar se, "Ky test do të përshpejtojë studimin e nivelit të personave që mund të jenë prekur, duke i identifikuar ata që janë në rrezik të Alzheimerit.
Dr.Sara Imarisio, nga “Alzheimer's Research UK”, tha: "Përmirësimi i saktësisë së testeve të gjakut ka qenë prej kohësh një qëllim për studiuesit dhe përdorimi i informacionit shtesë rreth rrezikut gjenetik. Ky është janë hap inkurajues. Tani është një kohë kritike për të investuar në kërkime për të realizuar përfitimet e mundshme të një testi gjaku për Alzheimerin dhe të fillojmë testimin e ilaçeve”.

Sëmundja e Alzheimerit prej trurin dhe është forma më e zakonshme e dementias. Simptomat përfshijnë ngatërresën, acarim dhe agresion, ndryshim humori, përçartje fjalësh, humbje të kujtesës afatgjatë dhe humbje të aftësisë së shqisave.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768