INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Test alkooli për pronarët e qenve luftarakë

Test alkooli për pronarët e qenve luftarakë

Publikuar më: 13:32 11-10-2018

Nëse vendosni të nxirrni shëtitje rrugëve të Vjenës një qen të racës pitbull, duhet të tregoheni të matur, përndryshe rrezikoni një gjobë prej 1000 eurosh. Deri në fund të vitit 2018, autoritetet austriake do të prezantojnë një test alkooli për pronarët e të ashtuquajturve qenë luftarakë si (pitbull, Amstaff, mastini ...). Një testim që do të kryhet në mënyrë të ngjashme me atë të shoferëve të makinave. Kufiri është i njëjtë: 0.5 gram alkool për litër. Kjo dispozitë u mor pas vdekjes së një djali njëvjeçar, i cili u vra nga një qen luftarak ndërsa pronari rezultoi me një masë alkooli në gjak, prej 1.4 g / l. Shtrëngimi i Bashkisë së Vjenës përfshinë gjithashtu edhe detyrimin e vendosjes së maskave në turinjtë e qenve. Ata që do shkelin udhëzimin, do të ndëshkohen me gjobë prej 200 eurosh dhe me gjashtë orë kurs të detyrueshëm, siç ndodh edhe në rastin e shoferëve. Nëse shkel ligjin për herën të dytë do të jetë i detyruar të përsëris "licencën" për qentë luftarakë, ndërsa për herë të treta do ti konfiskohet kafsha.

Article Logic
Execution time: 0.0013620853424072