INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Terror në Francë, merren peng 10 persona në supermarket, autori: Jam i ISIS

Terror në Francë, merren peng 10 persona në supermarket, autori: Jam i ISIS

Publikuar më: 14:06 23-03-2018

Sërish terror dhe frikë nga sulmet terroriste në Francë.

Një person i armatosur mbajti peng 10 persona në një supermarket në Trebes ku dy qytetarë mbetën të vrarë

Sipas medieve franceze, një burrë kishte qëlluar me armë disa policë që vraponin, duke plagosur njërin prej tyre.

Mësohet se autori ka qëlluar për vdekje një prej pengjeve. 

 Një prokuror theksoi se personi i armatosur pretendon se i përket Shtetit Islamik ISIS. Madje ai kërkoi lirimin nga burgu të Salah Abdeslam një nga autorët e sulmit terrorist që ndodhi në 13 nëntor 2015.

Kryeministri Philipe u shpreh se e gjithë ngjarja po hetohet si një sulm terrorist.

Article Logic
Execution time: 0.0031881332397461