INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Terror në Elbasan! I dehuri sulmon me thikë qytetarët, 4 të plagosur

Terror në Elbasan! I dehuri sulmon me thikë qytetarët, 4 të plagosur

Publikuar më: 21:17 06-04-2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan, ku një person në gjendje të dehur ka goditur me thikë 4 persona, e më pas është larguar nga vendngjarja për t’i shpëtuar policisë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Syrja Dylgjeri” ku autori i kësaj ngjarje i identifikuar si G.Sh, është konfliktuar fillimisht me dy persona në rrugë dhe më pas i ka qëlluar me thikë.

Për të shuar konfliktin kanë ndërhyrë edhe dy persona të tjerë, të cilët gjithashtu janë goditur me thikë nga i dehuri. Të plagosur kanë mbetur E.Ç., 44 vjeç, Z.Ç., 19 vjeç, A.S., 42 vjeç dhe U.S., 18 vjeç banues në Elbasan, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar pas shpalljes në kërkim është arrestuar nga policia.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 06.04.2018 në Lagjen “Syrja Dylgjeri” shtetasi G.Sh në gjendje të dehur në rrugë është konfliktuar dhe dyshohet të ketë goditur me mjet të mprehtë shtetasit:
E.Ç., 44 vjeç, Z.Ç., 19 vjeç, A.S., 42 vjeç dhe U.S., 18 vjeç banues në Elbasan.
Të katërt shtetasit ndodhen në spitalin Kirurgjik Elbasan jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit.

Article Logic
Execution time: 0.0035521984100342