INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërhiqet qeveria franceze, pezullon rritjen e taksës së karburanteve

Tërhiqet qeveria franceze, pezullon rritjen e taksës së karburanteve

Publikuar më: 10:16 04-12-2018

Qeveria franceze do të pezullojë rritjen e taksës së karburanteve pas javësh të tëra protesta në vend. Franca është goditur nga protesta më të mëdha në 50 vite gjatë tre fundjavave të fundit. Protestat janë mbajtur në qytetet kryesore franceze duke shkaktuar dëme të konsiderueshme gjatë tre fundjavave të kaluara. Kryeministri Edouard Philippe tha se kërkojnë kompromis me protestuesit, por bisedimet u ndërprenë pas kërcënimeve me vdekje nga disa ekstremistë brenda radhëve të protestuesve. ‘Jelekët e verdhë’ e nisën protestën për çmimin e rritur të naftës, por tashmë ajo po reflekton zemërimin ndaj qeverisjes. Tre persona të tjerë kanë vdekur që prej nisjes së valës së indinjatës popullore, mbi dy javë më parë.

jeleket-e-verdhe-1.jpg

Ministria e Brendshme franceze thotë se 136.000 vetë morën pjesë në protestën mbarëkombëtare të së dielës, çka tregon se vrulli i demonstruesve nuk po bie aspak. Ai që nisi si zemërim kundër çmimit të naftës, tani është rritur akoma më shumë duke iu drejtuar kostos së lartë të jetesës në përgjithësi. Presidenti Emmanuel Macron u zgjodh dy vjet më parë me një mandat të jashtëzakonshëm për reforma gjithëpërfshirëse, por popullariteti i tij ka rënë ndjeshëm në muajt e fundit. Macron ka akuzuar kundërshtarët e tij politik për nisjen e lëvizjes në mënyrë që të bllokojë reformat.

Article Logic
Execution time: 0.0039172172546387