INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërhiqeni seksualisht nga miku  juaj? Bëni këto 3 gjëra sa më shpejt!

Tërhiqeni seksualisht nga miku juaj? Bëni këto 3 gjëra sa më shpejt!

Publikuar më: 14:06 26-09-2017
Kjo është një temë e cila i prek njerëzit kudo në botë.
Ekspertët sqarojnë disa gjëra të rëndësishme që duhet të bëni sa më shpejt, nëse tërhiqeni seksualisht me shokun ose shoqen tuaj, pasi më vonë ndoshta do lëndoni veten tuaj. Raste të ndryshme te tilla kanë përfunduar edhe keq, pasi është prishur shoqëria. Sipas tyre janë pikërisht 3 gjëra të thjeshta që duhet t’i bëni sa jeni në kohë:
1. Pyesni veten nëse e doni një marrëdhënie
 Mundohuni të jeni të ndershëm me veten dhe të reflektoni nëse doni vetëm vëmendjen apo të krijoni një lidhje me këtë person. Është e lehtë t’i ngatërroni  ndjenjat e dashurisë me një tërheqje seksuale. Gjithashtu një tjetër gabim që bëjnë njerëzit është se ndihen të vetmuar  dhe si pasojë  e ngatërrojnë mikun e tyre.
2. Pyesni veten çfarë lloj tërheqjeje ndjeni
Tërheqja ndaj dikujt si mik është ndryshe nga tërheqja romantike ose fizike.  Nëse ndjeni vetëm tërheqje fizike, mendohuni nëse dëshironi të shkoni në veprim. Sinqeriteti juaj me veten është shumë i rëndësishëm, pasi një pasiguri mund t’ju prishë punë me mikun tuaj.
3. Bisedoni me dikë që i besoni
 Pyesni miqtë tuaj të ngushtë në lidhje me përvojat e tyre.Mundohuni të përdorni eksperiencat e tyre mbi dashurinë për të zgjidhur situatën tuaj. Shihni nëse ndjenjat tuaja kanë ndonjë gjë të përbashkët me historitë e tyre. Një person tjetër mund t’ju ndihmojë të zgjidhni dilemën që po ndjeni.
Burimi: Love Panky
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0033760070800781