INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Tërhiqen nga tregu 58 mijë teste shtatzënie: U tregonin rezultate të gabuara femrave

Tërhiqen nga tregu 58 mijë teste shtatzënie: U tregonin rezultate të gabuara femrave

Publikuar më: 09:33 05-10-2018

Një lloj specifik i testeve digjitale të shtatzënisë ka dhënë rezultate të gabuara te femrat që i kanë përdorur. Rreth 58,000 teste u tërhoqën nga shpërndarja në Britani të Madhe pasi u kanë dhënë grave gabimisht rezultate pozitive. Nga tregu i ka tërhequr vet prodhuesi kinez, Guangzhou Wondfo Biotech. Testi tregon shenjën pozitive edhe nëse gruaja nuk është shtatzënë. Alarmi gjithashtu shtrihet në Shtetet e Bashkuara. Alarmi, ndërkohë, ka shtrirë edhe në SHBA. Në fakt, zyrtarët shëndetësorë të SH.B.A.-së po i këshillojnë konsumatorët që të kontrollojnë që testi i blerë nuk vjen nga prodhimi i cili ka rezultuar me të meta. Agjencia e Rregullatorit për Produkte Medicinale dhe Shëndetësore (MRHA) deklaroi për mediet se testet kanë treguar gabimisht që përdoruesja ishte shtatzënë, ndërkohë që rezultati duhej të ishte negativ. "Siguria e pacientit është përparësia jonë kryesore", përsëriti Duncan McPherson, drejtor klinik i pajisjeve mjekësore në Agjencinë e Rregullatorit të Shëndetit Farmaceutik dhe Shëndetësor në një njoftim për shtyp. "Ne fuqimisht inkurajojmë këdo që të raportojë çdo problem me këtë produkt," shtoi ai.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.000762939453125
    array(1) { ["section"]=> string(89) "terhiqen-nga-tregu-58-mije-teste-shtatzenie-u-tregonin-rezultate-te-gabuara-femrave-74143" }