INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Terapia me muzikë" shpresë për çrregullimet e gjumit

Publikuar më: 16:52 07-09-2018

Akademiku nga Departamenti i Fiziologjisë në Spitalin e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit Trakya në Edirne të Turqisë Prof. Dr. Levent Öztürk dhe terapeutja e muzikës e cila jeton në Gjermani Duygu Duran Orlowski kanë arritur rezultate të sukseshme në studimin e tyre për zgjidhjen e problemit të gjumit të një fëmije me paaftësi mendore nëpërmjet terapisë me muzikë. Öztürk, i cili njëkohësisht është kryetar i Shoqatës së Terapive të Aplikueshme me Muzikë në Edirne, tha se studimi shkencor është bërë dritë shprese për fëmijët të cilët kanë probleme me gjumin. Öztürk Orlowski studiuan rastin e një vajze e cila kishte probleme me gjumin. Duke përdorur vetëm terapi të muzikës pa përdorur fare ilaçe, gjumi i saj u kthye në normalitet. Studimi i tyre është pranuar për publikim në revistën ndërkombëtare Sleep Medicine.
Studimi i kryer me vajzën 8-vjeçare me vonesë mendor ka rezultuar me sukses. "Për ballafaqimin e problemeve të gjumit tek fëmijët me vonesë mendore zakonisht përdoren ilaçet. Në mesin e tyre është melatonina, ilaçet për gjumë dhe ilaçet për qetësim. Me këtë kliente të moshës 8-vjeçare e cila ankohej nga pagjumësia dhe gjumi i parregullt u dha mundësia që për herë të parë vetëm me terapi të muzikës pa përdorur fare ilaçe të bëhet rregullimi i gjumit”, tha Öztürk. Sipas tij, është vendosur që të dhënat e përfituara nga ky rast të publikohen në revistën ndërkombëtare Sleep Medicine. Me këtë studim është konfirmuar se praktika e terapisë së muzikës mund të përdoret me baza shkencore në çrregullimet e gjumit të fëmijëve të moshës fëmijërore. Öztürk thotë se muzika mund të përdoret si një mjet trajtimi për problemet e gjumit te fëmijët të cilët kanë zhvillim të vonuar mendor. "Komunikimin të cilin nuk e arritëm ta formojmë me gjuhë, e pamë se po e formojmë me muzikë. Me muzikën e përdorur ne arritëm që të eliminojmë agjitacionin e pacientes, të formojmë mjedisin e besimit dhe pas fitimit të besimit arritëm të qetësojmë pacienten. Me këtë u mundësua lehtësimi i fjetjes së saj nën shoqërim të muzikës. Ndikimet e kësaj reflektuan edhe në shtëpi dhe ajo arriti që të bie në gjumë edhe në shtëpi”, shpjegon ai. Ai vuri në dukje se terapia e muzikës përdoret nga e kaluara e deri në ditët e sotme në sëmundje të ndryshme. Öztürk thekson se qëllimi i tyre është të shërojnë të sëmurët duke e bashkuar terapinë e muzikës me mjekësinë moderne.

Article Logic
Execution time: 0.0039501190185547