INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tentoi të korruptonte doganierin me 50 euro, përfundon në pranga korçari

Tentoi të korruptonte doganierin me 50 euro, përfundon në pranga korçari

Publikuar më: 10:30 28-12-2017

Tentoi ti ofronte ryshfet punonjësve të doganës përfundon në pranga korçari. I riu nga fshati Vloçisht i Korçës ndërsa po tentonte të dilte nga territori i Shqipërisë nëpërmjet Doganës së Kapshticës. Misir Doko, 25 vjeç, për t'iu shmangur kontrollit në doganë, i futi 50 euro në pasaportë, punonjësit të Policisë dhe ka pritur të merrte vulën. Por atij i janë vënë prangat për korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike, duke bërë që i riu të përfundoj i arrestuar vetëm 3 ditë para Vitit të Ri
“Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit e Migracionit Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Misir Doko, 25 vjeç, banues në fshatin Vloçisht. Më datë 27.12.2017, ky shtetas është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, për të kryer veprimet e regjistrimit”-njofton policia e Korçës. Më tej policia sqaron se qëllimi i të riut ishte përshpejtimi dhe shmangia e procedurave të kontrollit për të kaluar në tokën greke. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0038321018218994