INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tension te protesta para Kryeministrisë! Policia iu heq ngrohëset studentëve [FOTO]

Tension te protesta para Kryeministrisë! Policia iu heq ngrohëset studentëve [FOTO]

Publikuar më: 23:25 14-12-2018

Me gjithë temperaturat e ulëta dhe kushtet e vështira të motit, një grup studentësh po vijojnë të qëndrojnë gjatë orëve të mbrëmjes përballë Kryeministrisë. Por mësohet se policia i ka hequr studentëve bombolat e gazit, me të cilat ata ngroheshin.

Policia ka marrë urdhër që pavarësisht temperaturave të ulëta studentët të mos kenë mundësi të mbajnë ngrohje përgjatë protestës gjatë orëve të natës. Provokimi i poliocisë mund të shtojë numrin e protestuesve para Kryeministrisë si dhe të shtojë ndërkohë edhe numrin e bombalave të gazit që do të dërgohen atje nga qytetarët.

Studentët kërkojnë nga kryeministri Rama plotësimin e 8 kërkesave. Rama i ka ftuar disa herë për dialog studentët, por ata nuk kanë pranuar, pasi kërkojnë vetëm vendimmarrje. 

svevege from Vimeointv.al on Vimeo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0044019222259521