INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
TEMPERATURAT NËN MINUS/ Çfarë do të ndodhë me motin natën e Vitit të Ri

TEMPERATURAT NËN MINUS/ Çfarë do të ndodhë me motin natën e Vitit të Ri

Publikuar më: 19:41 30-12-2018

Mot i thatë dhe pa reshje, por me temperatura të ulëta.

Ky është parashikimi i motit për pasditen e sotme dhe ditën e nesërme.

Në natën e Vitit të ri duket se nuk ka reshje.

Më poshtë është parashikimi i motit i bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 4 / 11 °C

në vendet e ulëta: 2 / 11 °C

në vendet malore: -2 / 3 °C

Era

Sot pasdite dhe nesër  era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në zonat malore në Veri dhe Lindje. Në Veri ajo do të fryjë deri e fortë nesër në mbrëmje.

Article Logic
Execution time: 0.0025691986083984