INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Telefoni juaj është në rrezik

Telefoni juaj është në rrezik

Publikuar më: 22:37 12-11-2018

2018 ishte deri tani viti më i keq për të qenë një përdorues i Android. Jo, nuk flasim për efikasitetin e smartfonëve nga prodhuesit e ndryshëm, por për sigurinë e IT të sistemit operativ Mountain View. Android në muajt e fundit, në fakt, është shinjestruar si kurrë më parë nga hakerat.

Instagram Banner

Sipas raportit të fundit të dalë nga një kërkim i kompanisë së sigurisë kompjuterike G DATA, çdo ditë në Google Play Store dhe në faqet jozyrtare Google janë nisur rreth 12 mijë aplikacione të reja me qëllim të keq të dizajnuara për të vjedhur informacion ose para nga smartphone dhe tabletë Android të përdoruesit. Shumica e aplikacioneve dashakeqe që gjenden në Android këtë vit 2018 janë programe që pretendojnë të jenë zgjerime të aplikacioneve më popullore të mesazheve, të tilla si Telegram, WhatsApp dhe Facebook Messenger. Në praktikë, këto software me qëllim të keq paraqiten si një paketë afishimi, emoji apo funksione të tjera shtesë, por në fakt përgjojnë bisedat tona dhe përdoren për të dërguar ndonjë të dhëna të ndjeshme hackerave të cilët kanë programuar këto programe.
©insmart.al

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0081629753112793
    array(1) { ["section"]=> string(35) "telefoni-juaj-eshte-ne-rrezik-78496" }