INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Telefon me tre ekrane…a është e mundur [VIDEO]

Publikuar më: 14:22 28-01-2019

Një telefon me tre ekrane, është kjo risia me të cilën kompania kineze e teknologjisë Xiaomi synon të pushtojë tregun.

Në pamjet e para të publikuara telefoni zgjerohet, skajet përkulen, palosen duke krijuar një ekran më të vogël qendror.

Një dizajn i tillë revolucionar është duke u testuar dhe pritet që shumë shpejt të nis prodhimi për tregun e gjerë.

Krijuesit ende nuk kanë gjetur një emër për pajisjen e re. Ata shprehen se kanë krijuar të parin ekran telefoni i cili mund të paloset duke ofruar edhe tre ekrane.

“Një model i tillë inxhinierik ofron një formë simetrike e dyfishtë e cila kombinon në mënyrë të përsosur përvojën e përdoruesit të tabletit dhe telefonit celular, duke e bërë atë praktike dhe tërheqëse” shprehen specialistët.

Ende nuk është zbuluar shumë rreth ekranit revolucionar, por sipas firmës ai është bazuar në një model të hershëm inxhinierik.

Firma kineze beson se pajisja me tre ekrane do të ballafaqohet me një konkurencë të fortë nga gjigandët e teknologjisë së telefonëve celularë.

Por duket se inxhinierët kanë shumë besim tek kjo pajisje e madje kërkojnë ndihmën e publikut që t’ia vendosin së bashku emrin, duke sugjeruar dy të tillë Xiaomi Dual Flex, Xiaomi MIX Flex.

Article Logic
Execution time: 0.0036261081695557