INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Telashe në familjen Kardashian! Pasi dolën videot ku partneri e tradhtonte, ja çfarë i ka ndodhur Khloe Kardashian-it [FOTO]

Telashe në familjen Kardashian! Pasi dolën videot ku partneri e tradhtonte, ja çfarë i ka ndodhur Khloe Kardashian-it [FOTO]

Publikuar më: 21:32 11-04-2018

Moment shumë i vështirë!

Në një moment kaq të rëndësishëm dhe delikat të jetës së saj pasi pritet të bëhet nënë për herë të parë, për Khloe Kardashian fatkeqësisht u bë publike një video ku partneri i saj shfaqet duke e tradhëtuar.
Tristian Thompson basketbollisti i famshëm është kapur mat me dy vajza në një klub nate në New York. Lojtari i “NBA” pas një ndeshjeje ka shkuar të festojë me miqtë e tij ku është parë në shoqërinë e dy vajzave me të cilat po bisedonte, puthej e përkëdhelej.

Asnjëri nga palët nuk ka pranuar të flasë rreth kësaj ngjarjeje dhe në çdo moment pritet reagimi i tyre ndërkohë që të gjithë duan të dinë nëse ata do të vazhdojnë të jenë bashkë.

Pasi mësoi mbi tradhtinë e Tristanit, Khloe është tronditur dhe ka pasur kontraktime dhe komplikacione që e kanë detyruar të shtrohet me urgjencë në spital në muajin e fundit të lindjes. 33-vjeçarja rrezikon të bëjë lindje të parakohshme. Familja Kardashian janë alarmuar dhe mamaja e Khloe me Kimin janë nisur për në Cleveland.

tris.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387