INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Teknologjia në Shqipëri larg të gjitha vendeve të Europës! Sa keq...

Teknologjia në Shqipëri larg të gjitha vendeve të Europës! Sa keq...

Publikuar më: 10:06 28-06-2018

Shqipëria është vendi i fundit në Europën Juglindore për zhvillimin e teknologjisë. Me sa duket dhe Ministria e posaçme, që u ngrit në dy mandatet e qeverisë Berisha dhe në të parin e Ramës nuk bëri punë sa duhet që inovacioni dhe teknologjia në vendin tonë të përparonte. Madje e zymtë mund të jetë edhe e ardhmja, pasi në mandatin aktual Rama e shkriu fare këtë ministri duke u mjaftuar me një drejtori. Ndaj nuk jemi pa shkak vendi i 89 në botë për zhvillim të dobët të teknologjisë dhe i fundit në Europë. 

Sipas një raporti të See News, që i referohet të dhënave të Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit më mirë nga të gjitha shtetet paraqitet Sllovenia dhe Kroacia.
Madje kjo e fundit ka regjistruar në 2017 përmirësimin më të madh vjetor në rajon, duke u renditur në vendin e 36-të në botë nga i 42-ti, që ishte në 2016. Edhe Bullgaria, Rumania dhe Moldavia kanë rritur performacën. Ndërsa Mali i Zi ka bërë hapa pas, pasi ka zbritur me 5 vende.

Article Logic
Execution time: 0.0031778812408447