INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tek Unë: Xhemi Shehu sërish në Portokalli, regjisori Altin Basha tregon arsyen! [VIDEO]

Tek Unë: Xhemi Shehu sërish në Portokalli, regjisori Altin Basha tregon arsyen! [VIDEO]

Publikuar më: 18:27 12-03-2017

E kemi lidhur gjithmonë figurën e Xhemit me “Portokallinë” ndaj dhe shpresuam që bukuroshen e ekranit ta shihnim sërish në drejtimin e këtij spektakli humori.

Pas një lajmërimi në rrjetet sociale se kërkohej një moderator/e për Portokallinë, media ngriti dyshimet nëse Xhemi dhe Salsano do të ishin apo jo pjesë e sezonit të ri. Vet regjisori Altin Basha shpejgon në emisionin “Tek Unë Me Arjola Shehu”:
“Njësoj si aktorët, edhe moderatorët duhet t’i përshtaten tregut, i cili ka një cikël të caktuar. Pra krijohet një kohë konsumi, kryehet një cikël dhe kur ne mendojmë se ky cikël ka përfunduar, rrugët ndahen.”
Por regjisori i njohur nuk i kursyer lëvdatat për moderatoren aktuale të “Portokallisë”, Xhemi Shehun. Teksa Arjola e pyet se cili nga aktorët i harron më tepër tekstet, z.Basha tregon:
“Tekstet me shumë i harron Rezi, edhe Gazi ndonjëherë, por Rezi është dramatik. Në disa pikëpamje në “Portokalli” Xhemi Shehu sikur të mos ishte do kishte shkaktuar dëm shumë të madh professional, sepse Xhemi mban mend shumë mirë tekstet edhe u asiston shumë në dialog aktorëve, duke i rikujtuar batutën dhe duke i mbajtur në linjë.”
Për të njohur më shumë aktorët e Portokallisë, klikoni në linkun e mëposhtëm (min 23:00):

Article Logic
Execution time: 0.0036571025848389