Do të habiteni kur të mësoni se sa do të kushtojë iPhone 8

Jul 14, 2017

Ndërkohë që çmimi fillestar i modelit bazë të iPhone 7 është 649 dollarë, përdoruesit dhe njohësit e rrethanave në Apple ka kohë që spekulojnë se çmimi i modelit më të ri të kompanisë mund të arrijë deri në 1.500 dollarë.

Njohësi i rrethanave në botën e teknologjisë së re John Gruber, i cili më herët ka parashikuar që versioni i artë i Apple Watch do të kushtojë 9.999 dollarë, thotë se çmimi fillestar prej 1.500 dollarësh mund të jetë tepër i lartë.

“Mendoj se do të jetë 1.200 dollarë për modelin bazë, derisa çmimi më i mirë për versionin high-end do të jetë 1.300 ose 1.400 dollarë”, ka thënë ai. Nëse Apple lanson iPhone me çmim të lartë, atëherë mund të pritet edhe rënie e kërkesave. Mirëpo nuk ka asgjë zyrtare, përvecc spekulimeve të ekspertëve të teknologjisë.

“Duket sikur OLED iPhone në këtë moment nuk mund të prodhohet në sasi prej 40 milionë njësish për një tremujor. Të paktën jo tani. Nëse kjo është e saktë, do të thotë se modeli do të jetë më i shtrenjtë”, ka thënë Gruber.

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll