INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Teatri”, Kumbaro në Komisionin e Medias, përplaset me Vokshin[VIDEO]

Publikuar më: 14:35 02-07-2018

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka sqaruar në Komisionin e Medias detajet rreth draftit për Teatrin Kombëtar, ku sqaroi se ai, do të ngrihet nën monitorim të rreptë të një grupi negociatorësh. Po, Kryetarja e Komisionit,Vokshi u përplas me të, madje dhe me fjalë fyese.

“Po luani teatër me shqiptarët për këtë vjedhje. Po shkelni Kushtetutën në 3 nene. Do mbaheni mend si ministrja që ka shkatërruar vlerat muzeale, duhet të hapni konkursin. Mos merret prona publike, mos vidhet,” tha Vokshi.

Ndërsa Kumbaro theksoi se nuk ka shkelje nenesh dhe se pronën po e shkëmbejnë sipas ligjit. “Mos ngrini zëri mos përdorni, elementë fyes. Detajet do t'i mësoni nga grupi negociator,” sqaroi Ministrja e Kulturës.

Article Logic
Execution time: 0.0036890506744385