INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit dhe Ambasada Greke, sjellin në Tiranë koncertin me muzikën tradicionale të dy kombeve[VIDEO]

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit dhe Ambasada Greke, sjellin në Tiranë koncertin me muzikën tradicionale të dy kombeve[VIDEO]

Publikuar më: 16:56 21-03-2019

Një koncert, për tu mos u harruar. Miksimi i dy traditave muzikore greke dhe shqiptare do të vijë në orën 19:00 të mbrëmjes së 23 Marsit në Tiranë, tek qendra kulturore e katedrales Ortodokse.

Një bashkëpunim i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe Ambasadës së Greqisë në Shqipëri, sjellin koncertin e titulluar “Bridges of Musical Tradition 2”, ku performuesit do të jenë tenori Stavros Salabosopoulos, mezo sopranoja Vikena Kamenica dhe sopranoja Renisa Laçka.

Me orkestrën e TKOB e dirigjuar nga maestro Edmond Doko, nën tingujt e të cilës artistët do të sjellin eksperiencën e paharrueshme muzikore të dy vendeve fqinje.

Nëse kërkoni një aktivitet ndryshe, me muzikën e kompozuar nga dirigjentët më të mëdhenj të dy kombeve ky është i duhuri për ju dhe familjen tuaj.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0076229572296143
    array(1) { ["section"]=> string(132) "teatri-kombetar-i-operas-dhe-baletit-dhe-ambasada-greke-sjellin-ne-tirane-muziken-tradicionale-me-te-bukur-te-dy-kombeve-video-89654" }