INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të udhëtosh në Shqipëri apo jo? Vendi nuk ndodhet mes vendeve të sigurta

Të udhëtosh në Shqipëri apo jo? Vendi nuk ndodhet mes vendeve të sigurta

Publikuar më: 12:24 04-12-2018

Para se të vendoshësh të vizitosh një vend, padiskutim se paraprakisht merr informacion sa i përket sigurisë. Për këtë mund të vlejnë dhe referencat e bëra nga blogje të ndryshme siç është dhe Safearound.com, që në një raport të fundit ka renditur vendet sa i përket elementit siguri. 

Në këtë raport ku në analizë janë marr 162 vende, Shqipëria renditet e 40-ta.

Matja e sigurisë është bazuar mbi burime të tilla si krimi, vrasjet, vdekjen në rrugë, shfaqjen e sulmeve terroriste dhe luftërat.

Në rajon, Kroacia dhe Serbia shfaqen më mirë, respektivisht e 19-ta dhe e 36-ta në listë. E renditura më keq është Kosova, e renditur e 125-a në listë.


Pa surpriza, lista kryesohet nga vendet skandinave; nga Islanda, Danimarka dhe Austria. Pas tyre vijnë Finlanda, Singapori dhe Zelanda e Re. Sipas renditjes, 80% e shteteve më të sigurta janë europiane.


Të fundit në listë janë vendet kryesisht me konflikte të brendshme apo luftë, si Afganistani, Republika qendrore e Afrikës, Sudani dhe Siria, e renditur e fundit, e 162-ta.

 vendet_e_sigurta_dhe_te_pasigurta.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0032670497894287