INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të shtëna në një shkollë në SHBA: Vritet një nxënëse, plagosen dy të tjerë

Të shtëna në një shkollë në SHBA: Vritet një nxënëse, plagosen dy të tjerë

Publikuar më: 10:30 08-03-2018

Një 17-vjeçare humbi jetën, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë të mesme në Alabama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Incidenti ndodhi në shkollën e mesme “Huffman High School” ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja të jetë aksidentale. Vajza 17-vjeçare, e identifikuar nga miqtë e saj si Courtlin Arrington, vdiq gjatë transportit në spital. Raportohet se autori i të shtënave ishte një nxënës, i cili ishte i armatosur në shkollë dhe ndërsa po i tregonte armën e tij shoqeve, aksidentalisht ka qëlluar. Shefi i policisë së Birminghemit, Orlando Wilson, ka thënë se hetuesit po shqyrtojnë rrethanat e të shtënave që ndodhën të mërkurën pasdite në Haffman, njërën nga shkollat më të mëdha të qytetit. Wilson nuk dha të dhëna rreth personit që shkaktoi incidentin.

Article Logic
Execution time: 0.0036299228668213