INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të shtëna me armë zjarri në Mat. Humb jetën një punonjës bashkie dhe plagosen...

Të shtëna me armë zjarri në Mat. Humb jetën një punonjës bashkie dhe plagosen...

Publikuar më: 13:30 11-10-2018

Qyteti i Matit është tronditur pak minuta më parë nga disa të shtëna me armë zjarri. Nga të shtënat ka humbur jetën 1 person ndërsa 3 të tjerë janë plagosur. Viktima është Mentor Hoxha punonjës bashkie, ndërsa raportohet se 2 nga të plagosurit janë Arstrit Hani dhe Erzen Aliaj.

Punonjësit e bashkisë së Matit kishin shkuar në fshatin Shëlli të Matit për të zgjidhur një konflikt pronësie në një lagje. Ata ishin duke drekuar kur u qëlluan me armë zjarri nga një person.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes nga ku po punohet për zbardhjen dhe kapjen e autorit.

Article Logic
Execution time: 0.0032360553741455