INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të rinjtë po i kthejnë shpinën alkoolit. 1/3 e tyre nuk e konsumojnë fare

Të rinjtë po i kthejnë shpinën alkoolit. 1/3 e tyre nuk e konsumojnë fare

Publikuar më: 09:41 10-10-2018

Të rinjtë po heqin dorë nga konsumimi i alkoolit. Në këtë përfundim ka arritur një studim i ri, i kryer në 10 vite. Studiuesit shqyrtuan të dhënat zyrtare të shëndetit gjatë dekadës së fundit dhe gjetën se pothuajse një e treta e të rinjve të grupmoshës 16-24 vjeç, në vitin 2015 deklaruan se nuk pinin alkool, krahasuar me rreth një në pesë në vitin 2005. Mospirja është gjetur nëpër një gamë të gjerë grupesh, duke sugjeruar se po bëhet "më e zakonshme" ndër të rinjtë. Normat e pirjes janë ulur nga 27% që ishin në vitin 2005, në 18% në 2015, bazuar në Qendrën për Vëzhgimet e Shëndetit në Angli. Pothuajse 10,000 njerëz u pyetën, me rezultatet që tregonin një rënie të qartë të konsumit të alkoolit tek të rinjtë. Studimi i ri, i botuar në revistën mjekësore BMC Public Health, zbuloi se përqindja e 16-24 vjeçarëve që nuk pinë alkool është rritur nga 18% në 2005 në 29% në 2015. Vetëm 28% pranuan se konsumonin alkool mbi kufijtë e rekomanduar, krahasuar me 43% që e pinin atë një dekadë më parë. "Rritja e të rinjve që zgjedhin të mos pinë alkool sugjeron që kjo sjellje mund të bëhet më e pranueshme, ndërsa sjelljet e rrezikshme si pirja tej normave mund të jenë më të pakta "-u shpreh studiuesja kryesore Linda Ng Fat.

Article Logic
Execution time: 0.0030360221862793