INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të pushtetshmit e majtë festojnë me shtresat më me probleme të shoqërisë [FOTO]

Të pushtetshmit e majtë festojnë me shtresat më me probleme të shoqërisë [FOTO]

Publikuar më: 16:35 28-12-2016

Për mbi 500 persona që jetojnë në qëndrat sociale në vendin tonë festat kanë mbritur ndryshe këtë vit. Ata kanë patur pranë në një ditë drejtues të shtetit, pushtetit vendor dhe deputetë. Të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar përfshi dhe kryeministrin, deputetë, krerë bashkie, por dhe personazhe publike, kanë organizuar festa ku janë shpërndarë dhe dhurata në aktivitete të organizuar në mënyrë paralele në të njëjtën orë në të 28 qendrat e përkujdesit social që funksionojnë në vend.
Në këto qëndra jetojnë fëmijë, të moshuar, persona me aftësi të kufizuar, viktima të dhunës dhe trafikut.
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, organizoi këtë aktivitet kombëtar “Festat duan dashuri”.
Vetë Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, ishte pranë Shtëpisë së të Moshuarve në Poliçan.

klosi.jpg

Ndërsa Rama ka festuar me të moshuari e Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë ku dhe kanë drekuar dhe shpërndarë dhurata.

rama.jpg

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, vizitoi Qendrën Polivalente Ditore për të Moshuarit në Kamëz, për të cilën dhuroi edhe 60 pako, kryesisht me ushqime.

edmond.jpg

Ndërsa Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ishte pjesë e aktivitetit në “Qendrën Kombëtare Tranzitore të Emergjencave”. Për fēmijët e Qendrës u organizua një festë dhe u shpërndanë dhurata.

tahir.jpg
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ishte në shtëpinë e fëmijëve “Zyber Hallulli” në kryeqytet, ku bashkë nënkryetaren e bashkisë së Tiranës Brunilda Paskali, shpërndanë dhurata për fëmijët e kësaj qendre.
Edhe Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, ishte e pranishme tek Shtëpia e Foshnjës 0-6 vjeç, “Hana dhe Rozafa”, Tiranë, ku për 31 fëmijët e kësaj qendre u shpërndanë dhurata, ndërkohë që nga viti në vit gama e shërbimeve që ofrohen për ta është rritur.

klajda.jpg

Edhe Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, vizitoi dhe festoi me personat me aftësi ndryshe që jetojnë në Qendrën e Zhvillimit Rezidencial, në Durrës.

ilir_beqjaaaa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038430690765381