INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Të punosh për mbijetesë! Po një shpirt artistit ia del të sigurojë të ardhura[VIDEO]

Publikuar më: 15:37 01-05-2018

Papunësia është rritur në vendin tonë! E jo të gjithë kanë mundësi të gjenë vetë vendin e punës, për fakti që jo vetëm s’ka, por dhe se shumë nuk iu përshtaten profesionet me kërkesat e tregut të punës. Një kategori, që e ka më të lehtë për të fituara para për të jetuar janë ata që kanë e një dhunti. IN Tv ka zbuluar sot dy personazhe interesante një të ri student që bën punime me dorë dhe shkruan dedikime (pirografi) së bashku me të fejuarën e tij dhe një burrë në moshë që këndon për të jetuar. Të rinjtë, që takuam fillimisht janë nga Shkodra dhe sot ndodhen në Tiranë që të bëjnë ca para. Me paratë thonë se do blejnë materiale për të vazhduar punën dhe me të tjerat mund të bëjnë pushime. Sot bënë dhe një shitje një zonjë morri një zemër, ku kërkoi të shkruhej emri i saj, i bashkëshortit dhe fëmijës. Por ku e pyetëm këtë të ri për dedikimin më të veçantë që i kanë kërkuar u habitëm me përgjigjen e tij: “Ishte një djalë dhe kërkoi një dedikim për vjerrën! S’na kishte ndodhur më parë.”

Një profesion për mbijetesë po përmes artit bën dhe një zotëri që në fakt edhe pse ka një zë të veçantë dhe ka mahnitur gjithë kalimtarët, vetë është modest pasi thotë se kjo që bën është lypje me kulturë. Baltazar Nanza dikur ka qënë dhe pronar tokash, po pretendon se ja kanë grabitur madje dhe ka emigruar për të jetuar. Ndërsa sot është kthyer në Shqipëri dhe punon disa orë në ditë aq sa i lodhet zëri.
“Marr lëmoshë, po me ndershmëri,” tha Nanza.

Article Logic
Execution time: 0.0038471221923828