INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të preferuarat e Miss Universe 2017. A është Blerta Leka midis tyre?

Të preferuarat e Miss Universe 2017. A është Blerta Leka midis tyre?

Publikuar më: 18:39 19-11-2017

Miss Universe do të kurorëzohet më 26 nëntor, ndërkohë që gara ndërkombëtare vjetore e bukurisë do të mbahet në Las Vegas. Media vendase “Fox Dnver 31” shkruan se cilat mise janë më të favorizuara për marrjen e kurorës. Duket qartë se vajza që përfaqëson Shqipërinë në këtë konkurs , Blerta Leka nuk është përmendur. Megjithatë IN Tv ka arritur të sigurojë disa fotot të bukuroshes të shkrepura në Las Vegas.

 

blerta_4.jpg

Sipas koeficientit të basteve të vendosura mësohet se më e kuotuar për të fituar vendin e parë në Miss Universe 2017 është "Miss Afrika e Jugut" Demi-Leigh Nel-Peters e ndjekur nga afër nga Miss Tajlandë Maria Poonlertlar, sipas faqes Covers.com. Miss Afrika e Jugut fitoi titullin e saj nën polemika, pasi pjesëmarrëset e tjera deklaruan se ajo kishte një "marrëdhënie të veçantë" me dy gjyqtarë dhe mori trajtim preferencial gjatë konkursit kombëtar. Por sërish ajo është mbetet me e preferuara në bastet. Më pas renditet Miss Filipine, përfaqësuesja e Kolumbisë, Venezuela dhe Miss USA. Po kështu të preferuara janë Mis Xhamajka dhe miss Kandaja. Më pak të kuotuara janë, përfaqësuesja e Francës,e Meksikës, e Brazilit, e Australisë, e Indonezisë dhe Miss India. Miss Porto Riko, Danna Hernández, është renditur mirë. Një vend si Porto Riko ka një histori suksesi në Miss Univers, me pesë fituese kurore, e fundit në vitin 2006. Ndërkohë "Mis Irak" Sarah Idan, do të jetë e para irakene që do të konkurrojë në konkursin e Miss Universe që nga viti 1972. Muzikantja nga Bagdadi arriti ta merrte kurorën kombëtare pas skualifikimit të fitueses. U zbulua se fituesja origjinale e kurorës ishte e martuar dhe e divorcuar, gjë që është kundër rregullave të konkursit për Mis Irak. Asaj iu hoq titulli dhe Idan u kurorëzua për të përfaqësuar Irakun.

blerta_7.jpg

 

blerta_10.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0028719902038574