INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Të papunë? Hapat e parë orientues për të gjetur punë do t’ua mundësojë Vodafone...[FOTO][VIDEO]

Publikuar më: 18:25 20-03-2018

Papunësia e të rinjve është problem jo me vetëm shqiptar po mbarë botëror. Ndaj një nga kompanitë me degë në 18 shtete, Vodafone ka prezantuar në Bruksel një platformë që orjenton të rinjtë për t’u punësuar, ku do të përfitojnë mbi 10 milion të rinj. Drejtori Ekzekutiv i Vodafone Group, Vittorio Colao tha: "Me kalimin e kohës, çdo ambient pune do të dixhitalizohet. Ne duam të ndihmojmë brezin e ri të njihet dhe lidhet me botën e re të punës”.
Po dhe ai i Organizatës ndërkombëtare të punës, Guy Ryder foli mbi rëndësinë e këtij projekti. “Ekonomia dixhitale ka potencial të madh për të krijuar vende pune të përshtatshme për të rinjtë. Platforma si “Future Job Finder” mund t'i ndihmojnë të rinjtë të marrin rrugën e duhur, tha Ryder."
Vodafone njoftoi gjithashtu edhe për inicativën për të rekrutuar më shumë të rinj në kompanitë e saj nëpër botë me qëllimin që ata të marrin eksperiencën e të punuarit në një ambient pune të dixhitalizuar. Këto dy iniciativa, u prezantuan pas publikimit të rezultateve të anketimit të kërkuar nga Vodafone dhe zbatuar nga YouGov, për të zbuluar se sa të përgatitur ndihen për ekonominë dixhitale, grupmoshat 18-24 vjeç, ku u intervistuan 6.000 të rinj. Më shumë se dy të tretat e të rinjve thanë se kanë marrë këshilla karriere të pamjaftueshme ose nuk kanë marrë asnjë këshillë karriere në asnjë pikë të arsimit të tyre dhe nga ata që kishin marrë këshilla për karrierën gjatë kohës së studimeve, vetëm 15% thanë se këshillat e karrierës që kishin marrë përfshinin punë me profil dixhital. Ndërsa më shumë se gjysma besojnë se sfida më e madhe për brezin e tyre është gjetja e një pune të qëndrueshme dhe të mirë paguar.

Ja disa gjetje të tjera të raportit sipas gjinisë:

studdd_ok.jpg

punnn_okmesh.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036571025848389