INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të ndarë dhe larg njëri-tjetrit por ky detaj me siguri ju ka shpëtuar nga Flori dhe Elvana[FOTO]

Të ndarë dhe larg njëri-tjetrit por ky detaj me siguri ju ka shpëtuar nga Flori dhe Elvana[FOTO]

Publikuar më: 11:58 14-02-2018

Ndarja e dyshes Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi mbushi faqet e medieve rozë duke u bërë një nga temat më pikante.

Elvana së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë dhe kjo pasi u rikthye fuqishëm në tregun muzikor shqiptar, duke organizuar mbrëmjen e 3 shkurtit një koncert recital ku të ftuarit ishin të përzgjedhur mes shumë Vip-ave.

Këngëtarja prezantoi për ta një album me këngë të reja dhe këtë e ka publikuar edhe në llogarinë e saj zyrtare në YouTube.

Ndërsa Flori Mumajesi ka shkëlqyer gjithashtu me dy publikimet e fundit, atë me Dj Vicky me titull "Shangai" dhe gjithashtu publikimi i fundit në bashkëpunim me Dhurata Dorën me titull "Trëndafil".

Nga dyshja nuk kemi parë më asnjë bashkëpunim muzikor që prej ndarjes së tyre ndërsa një fakt tjetër që ka rënë goxha në sy ishte mungesa e Flori Mumajesit në festën Vip që organizoi Elvana.

Të ndarë në realitet por lind pyetja po në rrjetet sociale në ç’raport kanë Elvana dhe Flori?

Po ti hedhim një sy profileve të tyre në Instagram, Elvana gjata e ndjek Florin dhe nga ana tjetër edhe Flori Mumajesi e ndjek Elvana Gjatën në Instagram.

Mesa duket edhe pse të ndarë në realitet këngëtarët vazhdojnë akoma të jenë "të lidhur" në Instagram.

jani_33.PNG

jani_22.PNG

Article Logic
Execution time: 0.003709077835083