INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të mos informosh saktë! Shqipëria nuk merr masa, renditet e…

Të mos informosh saktë! Shqipëria nuk merr masa, renditet e…

Publikuar më: 09:34 20-05-2019

Shqipëria nuk ka bërë aspak përpjekje për të luftuar keqinformimin. Ajo sipas një raporti rezulton e 33- ta, duke lënë pas vetëm Turqinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në studim u morrën pjesë 35 vendeve. Shtete e tjera të rajonit që renditen më sipër se vendi ynë janë Bosnja, Mali i Zi, Serbia madje dhe Hungaria.

Finlanda është shteti me informacion më të saktë, pasi ka luftuar me sukses kundër ‘fake news’. Në shkrimin e CNN, Finlanda përshkruhet si shteti që duhet marrë shembull për politikat që ndjek në luftën kundër lajmeve të rreme. Dhe jepet dhe nje modele konkret:
"Hulumtuesi nga Helsinki, Jussi Toivanen e cilësoi këtë problem jo thjesht qeveritar, por një sfidë për shoqërinë dhe se mbrojtja ndaj tij duhet bërë që në fazat e para të edukimit të popullsisë.
Toivanen u mëson studentëve të tij se si të dallojnë lajmet e rreme. Kursi i tij i prezanton studentëve një listë metodash të përdorura për të mashtruar lexuesit në mediat sociale, manipulime përmes imazheve e videove, përmes të dhënave gjysmë të vërteta apo mungesës së informacioneve personale. Kjo është pjesë e një iniciative të qeverisë Finlandeze kundër dezinformimit. Qëllimi ishte t’u mësohej banorëve, studentëve, gazetarëve dhe politikanëve se si t’i kundërvihen informacioneve të rreme, të konceptuara për të mbjellë përçarje."

E me sa duket ja ka dalë pasi është shteti i parë për informacion të saktë në Europë!

Article Logic
Execution time: 0.0039629936218262