INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të mërzitur se Game of Thrones do përfundojë? Vazhdimi i serialit pritet të vijë më shpejt nga sa mendoni

Të mërzitur se Game of Thrones do përfundojë? Vazhdimi i serialit pritet të vijë më shpejt nga sa mendoni

Publikuar më: 12:54 07-02-2019

Drejtori i programacionit në “HBO”, Casey Bloys deklaroi për “Entertainment Weekly” se xhirimet e serialit të lidhur me “Games of Thrones”, por që do të tregojë për periudhën para ngjarjeve të origjinalit, pritet të nisin në fillim të verës.

Projekti, që ende nuk ka një titull zyrtar, ka si aktorë Naomi Watts, Josh Whitehouse, Naomi Ackie, Denise Gough, Jamie Campbell Bower, Sheila Atim, Ivanno Jeremiah, Georgie Henley, Alex Sharp e Toby Regbo.

Episodi pilot i serialit “prequel” do të ketë për regjisor S.J. Clarkson, ndërsa skenari i është besuar Jane Goldman.

Për momentin është menduar vetëm për episodin pilot, por sipas medies, nuk është çudi që “HBO”-ja të japë “ok” për nisjen e xhirimeve të sezonit të parë.

Nëse gjithçka shkon sipas planifikimit, episodi 1 pritet të transmetohet më 2020-n, një vit nga programacioni i sezonit të fundit të “Game of Thrones”.

Article Logic
Execution time: 0.0033650398254395