INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të lodhur nga video 60 sekonda? Instagram sjell risin e video-ve vertikale

Të lodhur nga video 60 sekonda? Instagram sjell risin e video-ve vertikale

Publikuar më: 15:34 06-06-2018

Më siguri shumë prej jush mërziten pasi në Instagram nuk mundeni të publikoi një video më të gjatë se 60 sekonda . Por shumë shpejt çdo gjë do të ndryshoj.

Ju do të keni mundësinë të postoni një video e cila mund të jetë edhe 60 minuta. Është vetë rrjeti social i cili ka komunikuar këtë risi.

Instagram po risheh mundësinë të zgjerojë risinë e “videos vertikale” dhe ka nisur bisedimet me producentët për klipe të gjata të veçanta për Instagram.Aplikacioni i fotove, aktualisht të jep mundësinë e një video me një kufizim 60 sekonda, dhe në Stories me 15 sekonda.

Gjithashtu përdoruesit mund të transmetojnë video live deri në 1 orë, por Ëall Street Journal shkruan se Instagram po përpiqet ta zgjerojë limit e kohës për videot jo live.

Videot do të jenë vertikale. Në fakt ky format përdoret tek Stories, por nuk është e qartë nëse limiti i ri kohor do të aplikohet vetëm në këtë kategori.

Një plan i tillë së shpejti mund të jetë realitet. Kujtojmë se Instagram është shndërruar në një nga rrjetet sociale më të fuqishme të kohës, me rreth 800 milionë përdorues. Dhe sipas kërkimeve më të fundit renditet rrjeti i dytë social pas You Tube më preferuar nga adoleshentët./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0034520626068115