INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të krimbur në para. Këta janë 20 të famshmit më të paguar të vitit 2017 [VIDEO]

Të krimbur në para. Këta janë 20 të famshmit më të paguar të vitit 2017 [VIDEO]

Publikuar më: 17:24 06-01-2018

Njihuni me 20 të famshmit më të paguar të vitit 2017. Business Insider ka renditur personazhet e famshme publike që bënë më shumë para vitin e kaluar. Në total bëhet fjalë për një shifër prej 1.7 miliardë dollarësh.

20- Mark Wahlberg
Të ardhurat vjetore të aktorit të njohur janë 68 milionë dollarë. 2017 rezultoi vitit me fitimet më të mëdha për 43-vjeçarin.
19- Jerry Seinfeld
Është komediani më i paguar në botë. Të ardhurat vjetore të 63-vjeçarit 69 milionë dollarë.
18- Adele
Të ardhurat vjetore të këngëtares me famë botërore arritën në 69 milionë dollarë këtë vit.
17- Bruce Springsteen
Këngëtari legjendar ka të ardhura vjetore 75 milionë dollarë. Fitimet e tij nga turneu nëpër botë arritën në 232 milionë dollarë në 2016.
16- Ellen DeGeneres
Një nga moderatoret më të njohura në botë. Të ardhurat vjetore të prezantueses 49-vjeçare janë 77 milionë dollarë.
15- Dr Phil McGraw
Është prezantuesi televiziv më i paguar sipas Forbes. Të ardhurat vjetore të moderatorit 69-vjeçar janë 79 milionë dollarë.
14-Lionel Messi
Lojtari i FC Barcelona është futbollisti më i paguar në botë nën 30 vjeç. Të ardhurat vjetore të argjentinasit arritën në 80 milionë dollarë.
13-Justin Biber
Të ardhurat vjetore të këngëtarit, 83.5 milionë dollarë. Biber është i famshmi më i vogël në moshë mes 20 personave më të paguar të botës.
12- Rush Limbaugh
Prezantuesi radiofonik konservativ ka 84 milionë dollarë të ardhura. Ai vazhdon të marr fitimet nga shitjet e librave të tij.
11- Guns N' Roses
Të ardhurat e grupit legjendar të muzikës arritën në 84 milionë dollarë. Grupi realizoi gjatë 2016-2017 turneun më fitimprurës me 151 milionë dollarë të ardhura.
10- LeBron James
Basketbollisti amerikan ka të ardhura vjetore 86 milionë dollarë 33-vjeçari ka marrë pagesën më të lartë në histori nga NBA për sezonin 2017-2018.
9- James Patterson
Të ardhurat e shkrimtarit arritën në 87 milionë dollarë. 70-vjeçari është autori me librat më të shitur në Amerikë.
8- Coldplay
Të ardhurat vjetore të grupit muzikor 88 milionë dollarë. Grupi britanik i famshëm i rrokut pati fitimet më të mëdha vitin e kaluar.
7- Howard Stern
Prezantues me te ardhura vjetore 90 milionë dollarë. Stern është gjithashtu producenti i programit të tij radiofonik.
6-The weeknd
Të ardhurat e këngëtarit arritën në 92 milionë dollarë. 27-vjeçari pati fitime marramendëse vetëm në disa muaj të 2017.
5. Cristiano Ronaldo
Të ardhurat vjetore të yllit të futbollit, 93 milionë dollarë. Lojtari i Real Madridit është futbollisti më i paguar në botë.
4. Drake
Këngëtari i famshëm 31-vjeçar ka 94 milionë dollarë të radhura. Drake është këngëtari më i dëgjuar në botë
3. J.K. Rowling
Aautorja e serive "Harry Potter", ende fiton të ardhura nga shitja e tyre. Të ardhurat vjetore të shkrimtares arrijnë 95 milionë dollarë.
2- Beyoncé
Të ardhurat vjetore të këngëtares së famshme janë 105 milionë dollarë. 36-vjeçarja është këngëtarja më e paguar e vitit 2017.
1.Sean Combs
Është reper dhe producent. Ai ka 130 milionë dollarë të ardhura. Pjesën më të madhe të fitimeve e merr nga linja e rrobave të tij që shiten online.

Article Logic
Execution time: 0.0036001205444336