INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të jetosh me rrogën e prindërve! Raport, qeveria nuk mbështet të rinjtë...

Të jetosh me rrogën e prindërve! Raport, qeveria nuk mbështet të rinjtë...

Publikuar më: 10:56 11-07-2018

Të rinjtë shqiptarë janë të pa përfaqësuar në pjesën më të madhe të sektorëve. Afro gjysma e tyre nuk mbështeten nga shteti me politika lehtësuese dhe për pasojë jetojnë me rrogat apo pensionet e prindërve. Një raporti i “Youth Bank Hub for Western Balkan and Albania” për pjesëmarrjen e të rinjve shqiptarë në jetën politike, sociale si dhe ekonomike, flet se situata në vendin tonë nuk është aspak pozitive. 

Nuk ka të rinj në pozita ministrore, ndërsa nga 2016 në 2017 ka një rritje të deputetëve të rinj në parlament, nga 2% në 6%. Sa i përket pjesëmarrjes sociale të të rinjve, ka një rënie prej 4.8% të të regjistruarve në universitete dhe një rënie prej 6% të të diplomuarve.
Në lidhje me çështjen e punësimit niveli i papunësisë tek të rinjtë ka një rënie me 4.3%. Nga ana tjetër, gjatë vitit 2017, përqindja e të rinjve nga numri i përgjithshëm i të vetëpunësuarve është zvogëluar për 10% në krahasim me vitin 2016. Është 0 numri i të rinjve, të cilët kanë përfituar mbështetje financiare nga shteti, për të nisur një biznes, kur në 2016 ishte 1.811.
Nga ana tjetër, ka mungesë të strukturave rinore të lidhura me ministritë dhe nuk ka ndryshim gjatë këtyre dy viteve të monitorimit, gjë që vë në pah një pjesëmarrje të ulët të të rinjve në vendimmarrjen qëndrore. Madje që nga 2015 deri sot janë ngritur shumë pak borde konsultative, si pjesë e Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë.

Article Logic
Execution time: 0.0032491683959961